TURQI – Tuba Buyukustun, aktorja e njohur turke, nuk po gjen rehat me jetën private ose, më mirë, me lajmet që thuhen e shkruhen për të. Dy ditë më parë, si për të përgënjeshtruar lajmet se lidhja me biznesmenin Umut Evirgen nuk po shkon edhe aq mirë, aktorja u shfaq e lumtur me të në plazhet e Bodrumit, në Turqi. Por nuk ishte e thënë të gjente paqe as kështu.

Siç shkruajnë mediat turke, 36-vjeçarja kishte marrë vajzat binjake për të kaluar disa ditë pushime në shtëpisë e së ëmës, në Bodrum. Për të mos e lënë vetëm të dashurën, biznesmeni është zhvendosur në një hotel në Bodrum. Çifti u shfaqën befas në plazh dhe pa më të voglin shqetësim për paparacët që kanë fotografuar ç’kanë dashur, madje edhe foto ndërsa çifti janë në momente më intime shkruan Class.

Pasi fotot pushtuan rrjetin gjatë ditës së djeshme, sot Tuba nuk ka heshtur. E revoltuar për postimet e këtyre fotove, ajo u drejtohet gazetarëve dhe komentuesve që vazhdojnë ta gjykojnë për sjelljet e saj në publik, por edhe për raportin me Umut Evirgen. Në një postim në profilin e saj zyrtar, Tuba shkruan:

“A ju bëjnë këto veprime të ndiheni më mirë? A jeni njerëz më të mirë? Grua më e mrë, fëmijë më i mirë, prind më i mirë? Ndiheni më të suksesshëm? Më të lumtur? Nëse po, atëherë vazhdoni! Pranoj të bëhem pasqyra juaj” – duke iu drejtuar jo vetëm shkrimeve, por edhe komenteve gjykuese në adresë të saj.

Sipas raportimeve, këto foto nga plazhi kanë revoltuar edhe familjen e Tuba-s, nënën dhe babanë e saj Handan-Serdar Büyüküstün. Ndërkohë që edhe vajzat binjake të aktores ishin grindur me shokët dhe shoqet e tyre pas këtyre fotove. Këto arsye kanë qenë mjaft që 36-vjeçarja të reagojë ashpër kundër sulmeve virtuale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: