SHKUP- Rusia nuk do të njohë emrin e ri të Maqedonisë, pas marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit. Lajmi bëhet me dije nga ambasada e Rusisë në Shkup përmes një postimi në Twitter.

Sipas ambasadës, Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues para 26 vjetësh.

Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshoje qëndrimin e saj”, thuhet në profilin e ambasadës ruse në Shkup.

Kujtojmë se dy ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 80 vota pro nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb