ATHINE- Ministrat e rinj të qeverisë Tsipras janë betuar sot tek presidenti Prokopis Pavlopulos. Mësohet se 3 prej 10 anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar kanë bërë betim fetar dhe para kryepeshkopit.

Ditën e djeshme Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, përmes një njoftimi për mediat publikoi ndryshime të rëndësishme në qeveri, pas një rebelimi brenda partisë së tij mbi votimin në parlament të masave shtrënguese që kërkoheshin për rihapjen e bisedimeve. Sakaq, Tsipras ndërroi 3 ministra që nuk e votuan marrëveshjen me BE-në.

QEVERIA E RE GREKE PAS NDRYSHIMEVE
Kryeministër- Alexis Tsipras
Zv/kryeministër- Giannis Dragasakis
Ministër i Brendshëm- Nikos Voutsis
Ministër pa portofol i Reformës Administrative- Xristoforos Vernardakis
Ministër i Ekonomisë, Infrastrukturës, Lundrimit dhe Turizmit- George Stathakis
Ministër i Zhvillimit të Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë- Panagiotis Skourletis
Ministër e Financave- Euclid Tsakalotos
Ministër i Kulturës, Edukimit dhe Fesë- Aristidis Baltas
Ministër i Punës- George Katrougkalos
Ministër i Shëndetit Publik- Panagiotis Kouroumplis
Ministër i Jashtëm- Nikos Kotzias
Ministër i Mbrojtjes- Panos Kammenos
Ministër i Drejtësisë- Nikos Paraskevopoulos
Ministër i Shtetit për Luftën Kundër Korrupsionit- Panagiotis Nikoloudis
Ministër i Shtetit për Punët Qeveritare- Alekos Flampouraris
Ministër i Shtetit- Nikos Pappas
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: