TIRANË

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi kyeministrin Edi Rama se po mashtron studentët. Zhupa ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, i cili i vuri fajin rektorëve e dekanëve që nuk janë konsultuar me studentët për çështjen e VKM-së dhe tarifat.

Ajo shprehet se meqë së kapi dot Rektoratin me Shullazin, Rama po përpiqet ta bëjë këtë duke mashtruar studentët.

“Rama kërkon të kapi Rektoratin, atë që se bëri dot me Shullazin, kërkon ta bëjë duke shfrytëzuar studentët! Harroje Edi Rama me mashtrime nuk i hedh dot hi syve studentëve.
Plotëso kërkesat që të kanë nisur të qarta me shkrim dhe lëri monologët me komente të paracaktuara për të mbajtur mediat 2 orë larg protestës masive të studentëve”, shkruan Zhupa.

Ajo tha se ‘Rama ka rritur tarifat sepse vendoset me VKM tavani i tarifave, ul tavanin dhe është e qarte çfarë ndodh me tarifat”.

“Ti ke vendosur një sistem që nuk ka lidhje me meritë dhe preferencë, por një sistem terrori që duhet të ndërtosh skema si mos ngelesh pa shkollë, ose ndryshe shko te privati. 70% e studenteve të mi, janë në degën e tyre preferencë të 10, duke bërë diçka ndryshe nga pasioni i tyre.
Ti ke vënë ministre me mesatare 5.9 por një nxënës që në moshë adoleshence del me këtë mesatare i ndalohet me VKM nga ty edhe konkurrimi për shkollën e lartë. Ti ke hequr universitetin part/time duke ua bërë të pamundur një studenti që edhe të punojë dhe të shkollohet. Nëse punon, le pas dore disa lëndë që ti ia bëre me VKM me para kreditet e mbartura”, deklaron Zhupa.

Zëdhënësja e PD i numëroi kryeministrit të rinjtë që kanë ikur nga vendi.
“Ti ke larguar nga Shqipëria me politikat e tua vetëm për oligarkët, 123570 të rinj deri në 35 vjeç që janë regjistruar për azil ekonomik sipas të dhënave të Eurostat.
Në fjalimin e parë i quajte ngelës, në fjalimin e dytë i quajte studentë, në fjalimin e tretë kërkon t’i bësh bashkëqeverisës, ndërsa në fjalimin e katërt do duhet të pranosh që ata do jenë qeverisës pa ty. #dhjetoridytë”, shkruan Zhupa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb