Moment i vështirë për PSG-në, që në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtidit, nuk po ia kalon aspak mirë. Pas vicklave të Rabiot dhe dëmtimit të Nejmarit, shtohet si protagonist dhe Marko Verrati me një dëmtim shumë të çuditshëm dhe të dyshimtë.

“Nuk është një ridëmtim, ka një tjetër problem, po nuk po e kuptojmë se çfarë ka. Nuk e din nëse do të jetë gati për ndeshjet me Mançester Junajtidin,” thotë trajneri Tushel. Në mes të janarit, “regjizori” i parizienëve doli nga fusha me barrelë për një dëmtim në kavilje, që rezultoi më pak e rëndë sesa parashikimet, teksa dëmtimi i tij është diçka krejt tjerër, por që nuk shpjegohet dot nga klubi parizien.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb