POGRADEC- Horror në Pogradec. Një grua 35-vjeçare është lidhur me litar dhe është qëlluar me thikë! Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Propisht të Mokrës në Pogradec.

Policia e mbërritur në vendngjarje bën me dije se skena e gjetur në banesën e familjes Çekani ishte e denjë për filmat horror. Gruaja e pajetë, 35- vjeçarja L. Çekani është gjetur e lidhur me litar dhe me plagë thike në krahë.

Gazetari Elton Dono bën me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, shtetasi Zamir Çekani. Policia dyshon se shkak për aktin makabër mund të jetë bërë xhelozia. Policia shton se vdekja i ka ardhur gruas nga mbytja, jo nga plagët e thikës.

“Më datë 15.08.2015, njoftohemi nga Salla Operative e Pogradecit se , në fshatin Proptisht, Komuna Mokërr, Pogradec shtetasi:Zamir Çekani, 38 vjeç, pas një konflikti, për motive të dobëta, në banesë, ka qëlluar me thikën e bukës, bashkëshorten e tij shtetasen Lirie Çekani, rreth 35 vjeç. Menjëherë në vendngjarje, ka mbërritur Grupi Hetimor, për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Ky shtetas në grindje e sipër, për shkaqe banale, e ka lidhur bashkëshorten e tij, me një lidhëse të teshave dhe më pas e ka goditur me thikë, në parakrah rreth 2-3 herë. Sipas deklarimeve të marra Zamir Çekanit, thikën me të cilën, ai ka qëlluar bashkëshorten, e ka hedhur jashtë banesës. E cila për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, ende nuk është gjetur. Sipas hetimeve paraprake, si dhe nga deklarimet që i janë marrë ,Kryeplakut dhe infermieres së fshatit, mësohet se shtetasja Lirie Çekani, ka humbur jetën që kur ka ndodhur krimi. Sepse ata e kanë gjetur pa shenja jete, kur kanë mbërritur, pak minuta pasi ngjarja kishte ndodhur. Dyshohet se viktima, ka ndërruar jetë si rezultat i mbytjes. Shkaku i vrasjes, ka qënë për motive të dobëta, banale. Si dhe theksojmë se të dy bashkëshortët, kanë pasur mosmarrëveshje, të cilat kanë filluar rreth një muaji më parë”,- thekson policia

Paraprakisht mësohet se L. Çekani ishte gruaja e dytë e Zamir Çekanit, i njohur si person problematik në zonë dhe përdorues alkooli. Çekani më herët ishte akuzuar edhe për ushtrim dhune mbi prindërit e tij.

Policia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa pas disa orësh kërkime arritën të kapnin e Zamir Çekanin, i arrratisur pas krimit. “Nga ana e Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Zamir Çekani, në afërsi të banesës të tij. I cili aktualisht është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec’.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: