PASKUQAN

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se pengesa e vetme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është kryeministri Edi Rama. Nga Paskuqani, kryedemokrati ftoi qytetarët të bashkohen me 16 mars në sheshin e protestës, ndërsa pohoi se kjo është e vetmja rrugë për të çliruar vendin nga kriza ku është kapluar.

Basha foli gjithashtu me tone të ashpra për lidhjen e qeverisë me oligarkët, të cilët siç tha ai, pasurohen çdo ditë në kurriz të shqiptarëve dhe udhëtojnë me ‘Charter” me paratë e qytetarëve.

“Oligarkët jetojnë në luks, por edhe Edi Rama bredh me charter në të gjithë botën, ndërsa qytetarët nuk kanë para për një biletë autobusi. Ndryshimi po vjen.  Shqipëria i ka mundësitë.  Ju e keni në dorë çelësin e ndryshimit. Vende pune për çdo shqiptar dhe veçanërisht për rininë. Pengesa e vetme për Shqipërinë, është një njeri që ka harrur vendin. Rruga që ne kemi përcaktuar do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Të shtunën të mblidhemi në sheshin e protestës, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe të krijojmë një qeveri për popullin. Ne duam që fëmijët tanë ta ndërtojmë jetën këtu. Shqipëria  nuk është një vend i varfër, por është vend i vjedhur. Ta vazhdojmë betejën deri në fitore.  Që ta vijojmë betejën, na duhet dinjitet, përkushtim dhe qëndresë”, tha  Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb