Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në Neës24 ka folur për pritshmëritë e tij nga zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi thotë se nga ajo që ka parë në fushatë, e sheh që situata nuk është rozë, madje është e ndezur dhe antagoniste.

Ai thekson se do të jetë e vështirë që në Shqipëri humbësi të pranojë rezultatin me qetësi e xhentilesë.

Celibashi gjithashtu zbulon se edhe në këto zgjedhje votuesit do të bëhet me bojë në gisht, si një garanci shtesë përtej identifikimit elektronik.

PJESË NGA INTERVISTA E ILIRJAN CELIBASHIT

PYETJA: Frika e tejzgjatjes në kohë për rezultatin, edhe në 2019 gjysma e bashkive ishin me një kandidat, patëm proces të tejzgjatur, sa do shmanget kjo?

CELIBASHI: Edhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, besoj se anëtarët e grupeve të numërimit e kanë të vështirë të luajnë për interesa politike për rezultatin. KQZ nuk do tolerojë asnjë veprim, jo e jo, por asnjë gjest që demonstron papërgjegjshmëri tek numërimi.

PYETJA: Keni bërë një paralajmërim për komisionerët e numëruesit, vlen edhe për sot apo jo?

CELIBASHI: Vlen akoma më shumë, jemi një ditë para zgjedhjeve, një ditë e gjysmë para numërimit. Nuk është kërcënim në mënyrë absolute, është risjellje në vëmendje për ta, por edhe më shumë për drejtuesit politik që sjellja e tyre duhet të jetë krejt ndryshe këto zgjedhje.

Nuk na pengon ndonjë gjë të themi, është zgjedhje e ligjvënësit, politikës që prej 2005. Ndoshta mund të rikonsiderohet, personalisht do preferoja procedurë tjetër, dhe numërimit e vlerësimit, jemi shumë herët për të folur. Çfarë shkon mirë apo keq me ligjin zgjedhor, pas zgjedhjeve mund të rishikohet.

Rinumërimi i votave është një proces që bëhet pas shpalljes së rezultatit. Bëhet për transparencë çfarë ka ndodhur ditën e votimit, është mundësi e mirë se si është bërë puna. Ligji e njeh të drejtën subjektit zgjedhor, KQZ nuk do të ketë asnjë hezitim nëse lind nevoja. Do jetë mundësi tjetër për subjektet zjedhore apo opinionin se sa të përputhura janë rezultatet me fletët e votimit në ditën e votimit që do të hapen nga KQZ. Rrezikojnë shumë me sanksione ata komisionerë që do të verifikohet që tjetër përmbajtjet kanë kutitë e tjetër rezultati.

PYETJA: Sa do të kemi zgjedhje të pakontestuara, a do të pranohen nga të gjithë?

CELIBASHI: Nuk mund të themi që situata është rozë. Shohim ligjërimin politik dhe zgjedhor të udhëheqjes politike, nuk është për të gjithë kështu, në përgjithësi atmosfera është e ndezur dhe antagoniste. Të  bën të mendosh që do jetë e vështirë për humbësin e zgjedhësve të pranojë me qetësi e xhentilesë, nuk është dramë e madhe të humbësh zgjedhje. Kanë humbur liderë të shquar botërorë, janë me qindra raste kur dikush që ëshët menduar fitues, i ka humbur dhe s’ka qenë dramë. Shpresoj që humbësi në Shqipëri mos e përjetojë si dramë as personale as politike. Nëse të gjithë e marrin me qetësi, apo dhe me një lloj kurioziteti se kush fiton, do të jetë klimë e mirë dhe e qetë. Më duket si ligjërim për Norvegji apo Danimarkë, po kështu më vjen ta them.

PYETJA: Cila do të ishte pjesëmarrje e mirë në votime?

CELIBASHI: Nëse marrin pjesë 100% do të ishte më e mira. Sa më afër kësaj shifre aq më mirë. Duhet marrë në konsideratë pandemia, një pjesë e madhe me të drejtë vote që banojnë jashtë do ek enë të vështirë për të ardhur prej COVID-19. Janë dy elementë, i pari COVID-19 që e impakton, mund të kenë ndikim tek pjesëmarrja, por dua t’i bëj një thirrje qytetarëve e votuesve, veçanërisht moshës së re e votuesve për herë të parë të marrin pjesë në votime, të angazhohen në këtë proces zgjedhjor, pasi nëse duan që të japin një opinion në lidhje me atë kush do i qeverisë nesër, të dalin e votojnë. Ti garantoj që vota e tyre do të numërohet, do jetë e sigurtë, dhe do rrueht fshehtësia e tyre.

PYETJA: Shenjimi në gisht për personin që sapo ka votuar, kemi arritur deri aty se fshihet ajo, por a do të jetë shenja për këto zgjedhje?

CELIBASHI: Do të jetë, edhe pse kemi parashikuar që të kemi pajisjen e identifikimit elektronik, por për garanci do të jetë dhe boja shënjuese. Ka pasur diskutime gjithmonë, nëse boja qëndron apo hiqet, por ajo bojë i ka të gjitha parametrat për të treguar nëse dikush ka votuar ose jo. Është standard sigurie.

PYETJA: A pajtoheni me vendimin e Komitetit për ndalimin e qytetarëve për të ardhur në Shqipëri?

CELIBASHI: Patëm dje një shqyrtim të një kërkese të një subjekti zgjedhor, që Komisioneri të shfuqizonte këtë akt, vendosën moskompetencë, kjo ësthë çështje 100% i një organi tjetër, jo i KQZ. Përderisa është kështu, KQZ nuk bën dot vlerësim, qoftë të karakterit juridik apo tjetër.

Është atribut i atij institucioni, dhe i strukturave në varësi të tij, nuk do kishte asnjë lloj vlere. Ai akt është ai që është.

PYETJA: Pse pacientët me COVID nuk votojnë, pse nuk realizohet në Shqipëri si në Kosovë?

CELIBASHI: Mund të ngrejmë qendra votimi në spitale, por në rastin kur këto spitale janë të angazhuara si struktura për të infektuar, njësoj si këta qytetarë që janë të infektuar, ti nuk ke mundësi ti ofrosh mundësi për të votuar. Do duhe ttë vish në qendrën e votimit për të votuar. Nëse dikush është me sëmundje infektive, e ke të pamundur t’u sigurosh atij për të votuar, duhet të çosh komisionerë, fletë, kuti. E pamundur që të garantosh moscënimin e shëndetit të komisionerëve që do të shkojnë tek shtëpia e tij apo spital. Duke vënë në balancë shëndetin, qoftë dhe me një të drejtë të tillë, prevalon shëndeti. Ligjvënësi këtu tek ne nuk ka parashikuar asnjë opsion tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb