Një punonjës policie në Greqi, i cili ishte edhe trajner volejbolli ka ngacmuar seksualisht për më shumë se shtatë muaj nxënësen e tij të mitur 14- vjeçare.

Autori 53-vjeçar, jo vetëm që kryente vazhdimisht akte seksuale me të miturën, duke përfituar nga statusi i tij, por i dërgonte vazhdimisht mesazhe përmes rrjeteve sociale dhe përpiqej ta joshte me shfaqje pornografike.

E mitura ka gjetur forcën dhe ka rrëfyer para familjes së saj makthin që jetonte dhe më pas kanë denoncuar në polici. Sipas asaj që vajza i përshkroi autoriteteve, tmerri që ajo jetonte kishte filluar në muajin janar.

Pasditen e djeshme, oficerët e policisë helene arrestuan 53-vjeçarin, i cili akuzohet për akte seksuale me të miturve, duke i tërhequr dhe mashtruar ata përmes shfrytëzimit të detyrës.

E mitura është duke iu nënshtruar një kontrolli mjekësor nga specialistët përkatës. Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar se maniaku seksual ka bërë gjeste të turpshme edhe ndaj një personi tjetër të mitur.

Mediat greke raportojnë se gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje digjitale, si smartphone, kompjuterë, tableta etj., të cilat ai i përdorte gjatë akteve të abuzimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb