RUSI- Mes viktimave të aksidentit ajror në Detin e Zi ishte dhe një çift të fejuarish që kishin në plan që të martoheshin. ‘Daily Mail’ shkruan se Ralina Gilmanova, 22, dhe i fejuari i saj Mikhail Fedotov, ishin anëtarë të Ansamblit ‘Aleksandrov’, por ëndrra e tyre u pre në mes pas aksidentit tragjik që sot u mori jetën.

Ata ishin fejuar një vit me parë, ndërsa thuhet se planet e tyre ishin për një martesë vitin e ardhshëm. Në avionin ushtarak Tu-154 udhëtonte personeli i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm ‘Aleksandrov’ si dhe 9 gazetarë.

Avioni fluturonte në provincën Latakia të Sirisë, ndërkohë ansambli do të jepte një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi 92 viktima, ndërsa hetuesit dyshojnë se mund të ketë qenë një gabim i pilotit që shkaktoi tragjedinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: