U shty në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit 2021.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit të çështjes Genti Xholi i cili kërkoi shtyrjen pasi nuk mund të merrte pjesë për arsye familjare.

Seanca e radhës u caktua për më datë 4 mars në orën 09:30.

Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.

Me nga 1 vit shërbim prove gjykata dënoi dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Ndërsa 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu u dënuan me nga 16 muaj shërbim prove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: