Vëllai i vogël i iAlexei Navalny, kritikut të Putinit që ndërroi jetë pak ditë më parë në burg, është shtuar në listën e Kremlinit për personat në kërkim.

Oleg Navalny tani shfaqet si “i kërkuar” në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse ndërkohë që nuk bëhen publike akuzat ku bazohet një akt i tillë.

Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq të premten në një burg në Siberi pasi u burgos pas kthimit në Rusi.

Gruaja e Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për mundësinë e tërheqjes së trupit të tij dhe është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit  të saj të ndjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: