Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad deklaroi se vendi i tij mbështet Serbinë dhe Kosovën në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjatë një interviste për agjencinë serbe Beta, Bjornstad tha se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj.

“Norvegjia do që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, për shkak se ajo është në të mirë të dyja palëve. Për shkak të paqartësisë aktuale, e cila e rrit frikën nga destabilizimi i rajonit, Serbia dhe Kosova mbeten të privuara nga investimet dhe mundësia për të krijuar vende pune. Tani për tani nuk ka ndonjë alternativë, ose të paktën nuk ka alternativë më të mirë për negociatat nën patronazhin e BE-së. Unë nuk shoh se si kjo (ndryshimi i formatit) mund të sjellë ndonjë rezultat tjetër. Kosova ka të drejtë për ta bërë këtë (të formojnë ushtrinë), por duke respektuar procedurat ligjore dhe konsideratën për qëndrimin e pakicave të ndryshme, veçanërisht serbëve të Kosovës”, tha Bjornstad.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb