Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një parashikim të rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

I ftuar përballë kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në emisionin ‘Log.’ në PanoramaTv, Vangjeli tha se ai parashikon dy rezultate, atë ku humbet Berisha dhe PS merr 45 bashki dhe atë ku fiton Meta dhe vota popullore ndahet përgjysmë.

“Ka dy rezultate…humbet zoti Berisha, që është në garë. … 45 bashki merr PS. Dhe pjesa e dytë ku fiton zoti Meta dhe vota popullore do ndahet në dy pjesë”, tha Vangjeli.

Ndërkohë, Meta tha se opozita do të fitojë. “Fitorja e opozitës është e padiskutuar. Rezultati te kryetarët e bashkive do varet nga kandidatët. Po hajde t’i marrim në diskutim të gjithë. Zgjedhjet kanë përfunduar të shtrembëta. Opozita do të fitojë!”. pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb