Shkencëtarët po ndërtojnë një armë me lazer që do të jetë në gjendje të ndalojë, rrotullojë dhe ndryshojë drejtimin e asteroideve që kërcënojnë Tokën. Koncepti ka ekzistuar prej disa vitesh, por një studim i ri po e prezanton atë si një zgjidhje të mirë rreth objekteve të rrezikshme që fluturojnë pranë Tokës


Shkencëtarët po ndërtojnë armën më të fundit të frymëzuar nga idetë fantastiko-shkencore, që t’i bëjë ballë rrezikut nga asteroidet. Një sistem i njohur si DE-STAR ose Sistemi i Energjisë së Drejtuar për Shënjestrimin e Asteroideve dhe Eksplorimin, do të përdorë rrezet lazer për të gjurmuar dhe shkatërruar gurët hapësinorë gjigantë.


Koncepti ka ekzistuar prej disa vitesh, por një studim i ri po e prezanton atë si një zgjidhje të mirë rreth objekteve të rrezikshme që fluturojnë pranë Tokës.


Sistemi është krijuar nga fizikani i Universitetit të Santa Barbara-s, Philip Lubin dhe Gary Hughes, kërkues dhe profesor në Universitetin Politeknik të Kalifornisë.

Një sistem tjetër më i vogël po ndërtohet gjithashtu, i quajtur DE-STARLITE.

Kërkuesit parashikojnë se ai do të udhëtojë pranë asteroideve të rrezikshëm dhe do t’i shkatërrojë gradualisht ata gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

“Duke folur në përgjithësi, teknologjinë e kemi të gatshme”, tha Qicheng Zhang nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara, një nga autorët e projektit. “Sfida kryesore e ndërtimit të një DE-STAR të plotë është shkalla e nevojshme e efikasitetit.”

Në një studim të publikuar këtë vit në revistën “Toka” dhe “Astrofizika planetare”, Zhang shpjegon se si lazerët mund të lëvizin apo shkatërrojnë një asteroid që ka si itinerar përplasjen me Tokën. Ai thotë se një sistem orbital planetar mbrojtës, mund të djegë asteroidet deri në atë pikë sa ato të avullojnë.

Kur të fillojnë të humbasin material, një forcë reaksionare do t’i zhvendosë ata nga rruga ekzistuese. Mendohet se nëse DE-STAR do të kishte një lazer 100-metërsh, do të mund të shmangte asteroide me diametër 100 metra nga një distancë prej 3.2 milionë kilometra larg.

Ndërkohë, një version 20 kilovat i DE-STARLITE që do operon prej 15 vitesh, mund të shmangë një asteroid 1600 kilometra prej 13 000 kilometrash larg. Vitin e shkuar, kërkuesit e zbuluan sistemin që funksionon në një laborator, megjithëse në një shkallë më të vogël.

Për të stimuluar aftësinë e lazerit për të zhvendosur një asteroid, Travis Brashears, një student nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, kreu një grup testesh që stimulonin kushtet hapësinore.

Duke përdorur bazalt, përbërja e të cilit është e ngjashme me asteroidet që njohim, studenti i drejtoi një lazer shënjestrës prej bazalti, derisa materiali u mbulua nga një re e bardhë që vjen si pasojë e temperaturave të larta që e mbështjellin atë. Kjo gërryen pjesë të materialit dhe ndryshon masën e objektit e në vazhdim arrin ta drejtojë asteroidin duke e devijuar atë nga rruga drejt Tokës.

“Ajo që ndodh është një proces, i cili e avullon materialin që mund të jetë i ngurtë ose i lëngshëm dhe e kthen atë në gaz”, shpjegoi Brashears. “Gazi krijon një re të shpërbërjes së masës.” Studenti më pas stimuloi një rrotullim të asteroidit duke përdorur bazaltin për të treguar nëse mund të ngadalësohej, ndalohej apo ndryshohej drejtimi i rrotullimit të tij. Ata përdorën magnete për të rrotulluar bazaltin dhe më pas e drejtuan lazerin në drejtim të kundërt për të ngadalësuar rrotullimin.

“Në shkallë të vogël, bazalti u ngadalësua, ndaloi dhe ndryshoi drejtim dhe pastaj filloi të rrotullohej sërish”, shpjegon studenti Brashears. “Kaq forcë arrijmë të krijojmë”, pohon ai.

Eksperimenti tregon se është e mundur që të manipulohet një asteroid, ashtu sikurse parashikohej në studimet e mëparshme.

Sipas Lubin, një profesor në Universitetin Politeknik të Kalifornisë, manipulimi i shpejtësisë së një asteroidi që rrotullohet, ofron një tjetër mundësi të rëndësishme në hapësirë: aftësinë për të eksploruar, kapur dhe për të përdorur burimet minerare të asteroideve.

Kjo është diçka që NASA synon ta bëjë me misionin e vet të Ridrejtimit të Asteroideve.

Misioni, që mbetet ende teorik, synon të vizitojë një asteroid të madh pranë Tokës, për ta zhvendosur atë në një orbitë të qëndrueshme rreth Hënës.

“Të gjithë asteroidet rrotullohen; ajo që ndryshon është se rreth kujt dhe sa shpejt”, shpjegoi Lubin. “Përdorimi i burimeve minerare të një asteroidi është i mundur vetëm nëse ai lëviz mjaftueshëm ngadalë që të mund të kapet.”

“Eksperimentet tona laboratorike tregojnë se ka një mënyrë për të ndaluar dhe rirrotulluar një asteroid. Është një demonstrim i gjallë se teknika mund të funksionojë shumë mirë.”

Sistemi DE-STAR sistem mund të ketë shumë përdorime, si ndalimi dhe rrotullimi i një asteroidi. Koncepti mbështetet te shtytja e fotoneve që çlirohen nga lazeri për të shtyrë përpara një anije ajrore.

Kjo lejon mundësinë e fluturimeve në misionet e ardhshme hapësinore. Skuadra e studiuesve po teston gjithashtu një riciklues fotonesh që do të lejojë ripërdorimin e tyre nga lazeri për t’i kthyer në “karburant” hapësinor. Sistemi do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen.(shqip)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: