SHKODER- Mes 4 të arrestuar si pjesë e bandave kriminale në Shkodër, është edhe një ish-kampion boksi. Bëhet fjalë për Astmer Bilalin, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

Siç mëson ‘BalkanWeb’ Bilali në vitin 2012 ka qenë boksieri i vetëm nga katër pjesëtarët e tjerë të Shqipërisë, që mundi të kalonte në turin kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Por ai nuk arriti që të fitonte, pasi u mund nga boksieri rumun Ionut George raundin e 1/8-ve.

Të arrestuar janë:
• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Gjithashtu në operacion janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb