SHKODER– Policia të maskuar dhe ma skafandra e mbrojtëse, ndërsa dëgjohen edhe të lehura qenësh. Këto janë pamjet që vijnë nga operacioni “Forca e Ligjit’ në Shkodër, që u finalizua me arrestimin e 4 personave, të cilëve iu sekuestrua ramë dhe fishekë dhe sasi e madje eurosh.

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet forca të shumta policie që ndërhyjnë për kapjen e të ‘fortëve’ në Shkodër, si dhe 5 automjetet e blinduara të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj.

Të arrestuar janë:
• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër
Konkretisht janë sekuestruar:
• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
• 6 mjete të blinduara;
• rreth 800 fishekë;
• 1 armë e ftohtë
• 10.500 euro;
• 3 makina lojërash fati;
• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
• telefona celularë dhe karta telefonike;
• 2 veshje antiplumb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb