Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka deklaruar se 4709 nxënës janë regjistruar në degët e arsimit profesional për vitin akademik 2023-2024. Gonxhja shprehet se ky vit ka pasur 11 përqind më tepër regjistrime sesa viti i mëparshëm akademik.

Ministri theksoi se degët më të preferuara nga nxënësit janë hoteleri turizmi, por edhe teknologjia e informacionit.

“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, u shpreh Gonxhja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: