Konsumatorët janë dyndur në dyqane në mënyrë që të bëjnë blerjet e tyre të fundit përpara bllokimit , i cili hyn në fuqi në orët e para të së Shtunës.

Që nga dje në mesditë, pas njoftimeve të kryeministrit , vërehen radhë të gjata  në të gjitha llojet e dyqaneve.  Rrugët janë plot dhe imazhet të kujtojnë trafikun e Krishtlindjeve. Në shumicën e rrugëve tregtare dhe përkundër motit jo aq të mirë sot, ka trafik të shtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Konsumatorët formojnë radhë jashtë dyqaneve.  Në preferencat për blerjet e fundit janë dyqanet me pajisje elektronike, lodra dhe libra, por edhe dyqanet me veshje. Sidoqoftë, ka shumë që, pavarësisht nga fakti se dyqanet e ushqimit do të qëndrojnë të hapura, formojnë radhë edhe në supermarkete.

Në periferitë e jugut, siç mund ta shihni në imazhet e protothema.gr,  radhë të pabesueshme janë krijuar edhe jashtë bankave.

Veçanërisht, në Paleo Faliro , Pire dhe  Moshato, shifen radhë të gjata.  Përkatësisht, edhe trafiku në rrugë është rritur, jo vetëm në zonat qendrore, por edhe në vendbanime. Në periferitë perëndimore dhe në zona të tilla si Egaleo dhe Peristeri trafiku është gjithashtu i rritur.

Me një numër në rritje është edhe dalja e automjeteve nga Athina. Konkretisht, nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 09:00 u larguan nga Athina 12,548 automjete.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb