Një orë para mbylljes së afatit zyrtar të votimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati iu bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, të ushtrojnë të drejtën e tyre në kutit të votimit.

“Të dashur bashkëqytetarë kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë mundësi për të votuar. Nëse nuk keni votuar akoma merreni këtë mundësi tani dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Nëse keni votuar faleminderit! Trokisni në një derë tek dikush që nuk ka votuar, merreni çojeni të bëjë edhe ai apo jo detyrën ndaj  fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët.

Është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare. Është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes për çdo shqiptarë. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni. Dilni dhe votoni në kutitë e votimit. Ju faleminderit!”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: