TIRANË

Meta thotë se ftesa e Ramës ishte shumë i sinqertë, por shton se nëse PD do të bëjë bashkëpunim me PS dhe anasjelltas, le ta shpallin që tani.

Madje ai thotë se po të duan edhe 12 subjektet garuese le të bëjnë bashkëpunim, por do i mposhtë i vetëm Boiken Abazi i Vetëvendosjes.

“Ftesa e Ramës ishte shumë e sinqertë si gjithmonë, sic ishte ftesa e 17 majit. Përgjigjja ime në parim është kjo: ka moral, ka legjitimitet cdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëj PS me PD ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar.

Do ta bëjë LSI me PS ta shpallë që tani, duan ta bëjnë të treja, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurtë do t’i mundë Boikeni edhe i vetëm”- tha Meta, ndërsa komentoi edhe publikimin e të dhënave personale pak ditë më parë, ku tha se ishte njohur me emrin e patronazhistit të tij.

‘’E kam atë, se e kam në celular, e përqafoj. Presidentin e kanë në patrnoazh nja 500 fuksa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb