TIRANË

Rikthehet në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 historia e Anxhelina Petros, vajzës që u vra dhe u gropos nga babai, Alekos Petro në Korfuz. Sot në studio u dëgjuan dëshmi të reja nga motrat e Aleko Petros. Halla e Anxhelinës së vrarë nga i ati Vojsava Guri rrëfeu lidhjen që ka patur me Anxhelinën por edhe me të vëllain. Ajo ka treguar ekskluzivisht për News 24 edhe bisedat që ka shkëmbyer me Anxhelinën më 1 janar.

Mesazhet2
Mesazhet2
Mesazhet
Mesazhet

Si e mësuat ngjarjen?
Halla Vojsava Guri: Në datën 3 e pamë tek Neës 24 lajmin, por emri ishte ndryshe dhe nuk na vajti mendja, kur kalon pak kohë më merr mami dhe më njofton që është vrarë Anxhelina. Pas një ore na vjen edhe policia dhe thotë që Aleko ka vrarë Anxhelinën. u bëmë të forta se na erdhi e papritur, se ne me vajzën folëm në datë 1.
Çfarë komunikuat ju me ta në 1 janar?
Vojsava Guri: Vajza jetonte me qera prej 1 viti e gjysëm, dhe jetonte tek kjo nënoja, e kishte si nënë të dytë atë. Në tetor isha atje vajza i kishte përgatitur ushqim ia kishte sjellë të atit
Patë diçka të çuditshme tek vëllai juaj?
Vojsava Guri: Jo, jo asgjë. Kur isha tek vëllai në tetor ai më tha pyeteni mos ka ndonjë djalë. Çupa mu përgjigj: Hallë nuk dua burrë!
Nuk ju bëri përshtypje që jetonin vetëm, të ndarë nga njëri-tjetri?
Vojsava Guri: Jo. jo se vajza donte një jetë pak më të mirë. Anxhelinën e donim shumë
Si e përjetoi largimin e vajzës vëllai juaj?
Halla tjetër: Ajo i tha do iki ta përballoj edhe unë jetën vetëm. Vajza e kishte marrë dhomën tek ajo nënoja, kishte një dhomë të vogël, ku jetonite.
Ndalemi tek data 1, çfarë ndodhi?
Halla tjetër: Kemi folur në datë 1 edhe me video…nuk e ka vrarë as në 30 as në 31, por nuk ia fal këtë që ka bërë. Ai ka punuar shumë e ka bërë me shkollë atë vajzën (shpërthen në lot) Ai sakrifikoi jetën për atë vajzë, e deshte me shpirt, nuk e di si ka ndodhur
Biseda në 1 Janar, çfarë patë ndonjë gjë që nuk shkonte, çfarë biseduat?
Vojsava Guri: Më mori vëllai dhe më pyeti si është mami, pastaj më tha që erdhi çupa. Folëm edhe më të mirë e bukur, nuk më tha as atë ditë por as më parë ndonjë fjalë të keqe në drejtim të babait. Ne jemi të shokuar
Si ka qënë marrëdhënia e tyre?
Halla tjetër: I vetmi problem që mund të ketë pasur ai është që vajza nuk shkonte shpesh pasi iku nga shtëpia e vëllait, dhe vizitat ia bënte rreth orës 11 të natës. Aai shqetësohej dhe i thoshte ku punon moj bijë? Por me sa dimë ne ajo punonte si ndihmës guzhiniere.
Ju i mëshoni faktit që Anxhelina ishte vajzë e re dhe donte një jetë tjetër? Çfarë mund të kishte ndodhur mes tyre?
Vojsava Guri: Ajo nuk pranonte që ai të ndërhynte në jetën e saj, jetën do ta bëj si di unë i thoshte. Donte një jetë që të mos e rrëmonte asnjë. Kur ishin bashkë në shtëpi ai i thoshte të vi të marr unë, ku punon?

 

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në Alepou, Korfuz në 2 janar. Babai shqiptar Bardhyl Guri, i njohur në Greqi si Aleko Petro vrau vajzën Anxhelinën 28-vjeçare dhe më pas e varrosi në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani. Ka qenë partneri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren. Ai ishte i pari që ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen midis të rinjve. Qeni besnik i vajzës shqiptare drejtoi hetuesit në vendin ku Aleko Petro kishte varrosur të bijën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb