Nga: ZONJA KATERINA

300 gr miell
½ lç sodë buke
100 gr sheqer të bardhë
150 gr sheqer kaf
200 gr gjalpë
1 vezë të plotë + 1 të verdhë
1 bustinë vanilje
50 gr arra ose lajthi
200 gr çokollatë

Vendosim gjysmën e sasisë së gjalpit të shkrijë, e lemë të nxjerrë aromat dhe më pas e hedhim tek pjesa tjetër e gjalpit që e kemi në temperaturë ambjenti. Shtojmë vaniljen, sheqerin e bardhë dhe sheqerin kaf dhe e rrahim mirë derisa sheqeri të shkrijë dhe gjalpi të zbardhet. Shtojmë vezët dhe vazhdojmë trazimin.

Shtojmë tek mielli sodën e bukës dhe duke e situr e shtojmë tek tasi me gjalpë dhe sheqer. E trazojmë lehtë nga poshtë lartë dhe më pas shtojmë arrat ose lajthitë e thërrmuara dhe çokollatën e grirë ose çokollatëza të vogla pikëloti.

Realizojmë me brumin e biskotave toptha të vegjël dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. I vendosim biskotat të piqen në furrë në temperaturën 160-170 gradë për 15 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb