Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti ka reaguar në lidhje me buxhetin e vitit 2024, ndërsa thekson se fondet nuk do të shkojnë për qytetarët, por vetëm për oligarkët.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Koti thekson se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në luftën kundër evazionit fiskal, korrupsionit dhe informalitetit. Koti shtoi se buxheti parashikon vetëm për 10 kontrata të cilat janë në SPAK, me një fond prej 134 milionë euro.

“Te nderuar qytetare!
Kemi rreth 1 muaj qe Seancat Plenare nuk po zhvillohen ne normalitet, per shkak te arrogances dhe diktatures se instaluar nga Qeveria dhe deputetet e saj. Mbi 2 jave, ne kundershtim te plote me Rregulloren e Kuvendit, po zhvillohen online mbledhjet e komisioneve parlamentare, ku me me rendesi ne kete periudhe eshte Komisioni i Ekonomise, i cili nuk po lejon debatin apo mendimin ndryshe.

Per here te pare ne historine e Parlamentit Shqiptar, zhvillohen mbledhjet online, edhe pse jemi ne kushte normale jetese. Per here te pare po diskutohet dhe do miratohet nje Projekt-Buxhet, ku degjues dhe miratues eshte vete Qeveria.
Asnje oponence, asnje degjese me grupe interesi, asnje tryeze me aktore fiskale dhe eksperte. Paketa Fiskale dhe Projekt-Buxheti i vitit 2024, eshte fytyra e vertete e Qeverise, abuzim, vjedhje, shpenzime fasade dhe asgje te prekshme per qytetaret dhe bizneset.
Genjeshtrat e Kryeministrit dhe Qeverise nuk kane fund: e verteta eshte atje jashte, atje ku jetojme te gjithe ne, perveç Qeverise.
Fermeret ne proteste; studentet ne proteste; profesionet e lira ne proteste, minatoret ne proteste, pensionistet ne proteste. Te gjithe ne proteste, sepse nga viti ne vit kjo Qeveri nuk u ofron asnje permiresim financiar dhe jetese me dinjitet.
Asnje politike fiskale lehtesuese per bizneset si dhe rritje te akcizave.
Kjo qeveri na ka lene 10 vite mbrapa, me nje performance fiskale si ajo e vitit 2013, ku te ardhurat buxhetore te jene rreth 27.8% te PBB si dhe te ardhurat tatimore rreth 5% e PBB. Ne mbetemi vendi i fundit ne Rajon ne luften kunder evazionit fiskal, korrupsionit dhe informalitetit, gje qe tregohet nga shifrat zyrtare te Buxhetit te Shtetit.
Sikur te mos mjaftonin demet e shkaktuara ndaj biznesit, kjo Qeveri do tatoje si biznes te madh edhe profesionet e lira me tatimin progresiv nga 15-23%.
Nga ana tjeter, sektoret me prioritare si:
1.Bujqesia, do vazhdoje me sistem te diferencuar TVSH ne hyrje dhe te dalje te mallrave si dhe do marre me pak para se vitin e kaluar, ku fermeret do vazhdojne te genjehen per masat e subvencionimit apo rimbursimit.
2.Arsimi, vetem 2.3% te PBB, me fonde te pamjaftueshme, ku ende kemi shkolla pa cati, pa tualete, pa uje dhe sapun; ku ende kemi femije qe nuk shkojne dot ne shkolle per shkak se mungon transporti; ku ende diskutohen pagat e mesuesve; ku arsimi profesional po shkaterrohet komplet dhe lidhja me tregun e punes eshte zero. Por, kesaj Qeverie keshtu i intereson. Te rinj dhe femije te pa arsimuar, pasi keshtu brezat mund te kontrollohen me lehte; te manipulohen dhe te shtypen me kollaj.
3.Shendetesia, vetem 2.8% te PBB, ku mjeket, infermieret dhe pacientet perballen te vetem me semundjet; ku blene vete ilace, ku farmacite e spitaleve jane bosh; ku pacientet perballen me pamundesine per t’u diagnostikuar dhe kuruar. Kurrsesi nuk mund te quhet Mjekesi falas vetem Check up tuaj (qe as ai nuk kryhet ne sasine dhe cilesine qe duhet), ku PD e ka denoncuar me dhjetera here, madje ka kerkuar edhe Komision Hetimor per kete ceshtje. Por mos miratimi i tij tregon friken dhe gangregen qe ka kapur sistemin shendetesor.
4.Pensionistet do marrin vetem indeksimin e pensionit dhe asnje lek me shume, edhe pse Cmimet vazhdojne te rriten perdite si dhe Inflacioni i shportes baze ushqimore ka arritur ne 34-38%.
5.Familjet ne nevoje, perseri asnje lek me shume. Sa vite u bene qe PD denoncon, rekomandon, dhe propozon rritjen e ndihmes ekonomike si dhe miratimin me urgjence te Minimumit jetik. Miratimi i ketij minimumi do vendose te tjera standarte per pagesat qe dalin nga buxheti i shtetit. Por kjo Qeveri as denjoi qe ta diskutonte Projekt-ligjin e PD per Minimumin Jetik prej 200 Euro, ne menyre qe te projektohej Projekt-Buxheti 2024 me te tjera nivele pagesash. Madje ata nuk duan as te permendet koncepti i minimumit jetik, sepse keshtu kane mundesine per te vjedhur parate e taksapagueseve, nepermjet koncensioneve dhe PPP, te cilat per 2024 llogariten ne 10 Kontrata me vlere 134 MLN Euro.

Ju vertet thoni se ky buxhet eshte me i madh se ai i nje viti me perpara, por gjithmone keshtu ka qene. Por perseri, ky buxhet nuk permbush nevojat e qytetareve per shendetesi cilesore; per arsim; per rend e siguri; per infrastrukture; per energji; per ngrohje; per uje; per prodhim e tregtim te produkteve bujqesore.
Para ka, por duhet shperndarje e fondeve atje ku jane prioritetet; ku eshte nevoja me jetike e shqiptareve; atje ku shqiptaret ua kane kerkuar.
Ne jemi shprehur kunder Paketes Fiskale dhe Buxhetit 2024. Shqiptaret kerkojne rritje te mireqenies, dhe jo te vjedhjeve tuaja.”, tha Koti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: