Nga: ZONJA VJOLLCA*
Byrek me patate dhe perime

1 petë sfoljatë
1 kg patate
1 karrotë
1 selino
1 qepë e kuqe
3 lugë gjelle gjalpë
2 kokrra vezë
80 gr djathë pice
2 lugë gjelle majdanoz
Kripë
Piper i zi
1 te verdhë veze për të lyer petën

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 30 minuta, më pas i shtypim duke i kthyer në pure. Shtojmë tek pureja kripë, piper të zi dhe një lugë gjelle gjalpë. Në një tigan me dy lugë gjelle gjalpë kaurdisim qepën në kubikë, karrotat dhe selinon të prerë në shirita të hollë. Pasi perimet të jenë zbutur i vendosim në tasin e puresë. Shtojmë djathin, vezët, mjadanozin e grirë dhe piperin e zi. Hapim petën sfoljatë mbi një letër pjekje, vendosim në mes të petës mbushjen me patate, e bashkojmë dy anët e petës mbi njëra tjetrën duke i fiksuar mirë anët. E shpojme pak me pirun dhe e lyejmë petën me një të verdhë veze. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: