Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr miell
350 ml ujë të vakët
1/2 lugë kafe sodë
Pak kripë
1 lugë gjelle uthull
100 ml vaj ulliri
3-4 hudhra të njoma
100 gr djathë kaçkavall

Përgatitja
Përgatisim brumin për byrek me miell, ujë të vakët, kripë, sodë dhe uthull. E ngjeshim, e ndajmë në toptha dhe i lëmë të pushojnë.
Në një tigan skuqim hudhrat e njoma.
Hapim kulaçin në madhësinë e pëllëmbës së dorës. Shtojmë hudhra nëpër të dhe djathë kaçkavall.
E rrotullojmë si cilindër dhe më pas si kërmill. Shtojmë miell mbi banak dhe e hapim sërish sa një kulaç. E pjekim me pak vaj ulliri në tigan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb