Sonia Souid zbuloi sjelljen e papërshtatshme të presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, i cili vjen nga një skandal pasi kritikoi Zinedine Zidane pasi rinovoi me Didier Deschamps si përzgjedhës të Francës.

Noël Le Graët rinovoi përçmoi cilësinë e Zinedine Zidane dhe iu desh të kërkonte falje, sidomos më vonë për ankesat publike të Kylian Mbappe dhe deklaratën nga Real Madrid.

Një nga femrat më të fuqishme të futbollit francez, në një intervistë për “L’Equipe” ka zbuluar detaje tronditëse të takimit të saj me La Graet në vitin 2014.

“Në vitin 2014 ai më telefonoi. Më tha se kisha bëra punë të jashtëzakonshme dhe më tha se donte të më takonte me Brigitte Enriquez, gruan më të rëndësishme në federatë. Më sugjeroi të takoheshim në banesën e tij në Paris”, zbuloi ajo.

“Isha 26-vjeçare dhe ai ishte president i federatës, prandaj e respektoja. Nuk më pa si agjente, por si objekt seksi. Në banesë, prisja Briggiten, por s’erdhi. Pashë dy gota shampanjë, por s’e piva pasi mendova mos kishte vendosur diçka. Mora shumë mesazhe ngacmimi prej tij”, – tregoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb