Emocionet për miliona shqiptarë para ndeshjes së Kombëtares me ekipin serb janë të mëdha dhe qytetarët kanë zgjedhur t’i përcjellin sipas mënyrës së tyre. Rrjetet sociale janë kthyer në kuq e zi. Kudo sheh flamuj dhe shqiponja, simbolet kombëtare janë në çdo profil. Por cilat janë disa nga çmenduritë e shqiptarëve? Në intervistat e Neës24, një shqiptar nga Peshkopia, por rezident në SHBA, kishte udhëtuar nga New Jersey për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe për ti përjetuar sa më afër emocionet.

“Kam ardhur nga New Jersey posaçërisht për këtë ndeshjen. I uroj fitore Kombëtares sonë. Uroj që Kombëtarja të jetë në ditën e saj më të mirë, që të na japë një fitore të shkëlqyer. Jam me origjinë nga Peshkopia. Vetëm të marrim fitore nuk ka rëndësi sa kilometra kam bërë”, tha ai. Një tjetër adhurues i Kombëtares e ka vendosur flamurin në çdo tavolinë të lokalit, ndërsa një tjetër ka ‘veshur’ bicikletën kuq e zi. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb