Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4.307 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 52 qytetarë, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 16.295.

Në të njëjtën kohë, në Repartet e Kujdesit Intensiv ndodhen 470 pacientë të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 81.5% kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga pacientët e intubuar, 382 (81.28%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 88 (18.72%) janë plotësisht të vaksinuar.

Mosha mesatare e personave të infektuar është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç.
902 raste u regjistruan në Rajonin e Atikës, 766 të tjera në Selanik dhe 262 në Larisa. Pasoi Magnezia me 151, Akaia me 139 ndërsa Pella dhe Serres me 106 raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb