Ky Evropian është i surprizave dhe asnjë nuk është në gjendje të bëjë parashikime. Është luajtur më shumë se gjysma e ndeshjeve. Po shkon drejt fundit faza e 1/8 finale, me surpriza të mëdha, siç mund të konsiderohen eliminimi i Holandës dhe Francës.

Një garë tjetër brenda Evropianit është edhe ajo e shënuesve më të mirë. Për momentin, lista e goleadorëve të “Euro 2020” është me Cristiano Ronaldon në krye. Ylli portugez ka 5 gola dhe mund të arrihet nga Patrick Shik i Republikës, me 4 gola.

Do t’i mjaftonte një gol ndaj Danirmarkës dhe mund të merrte Këpucën e artë, për shkak të moshës. Po me 4 gola e mbylli edhe Karim Benzema, po francezi shkoi në shtëpi si Ronaldo. Me 3 gola në garë për fitimin e Këpucës së Artë në Euro 2020 janë Lukaku i Belgjikës dhe Forsberg i Suedisë, pasi Wijnaldum dhe Lewandowski janë eliminuar.

Lukaku përballë do të ketë Italinë, por fundjavë në këtë fazë të garës të gjithë rivalët janë fortë. Ndërsa Forsberg ka një ndeshje më shumë në dispozicion dhe mund të shtojë golat e tij që sonte ndaj Ukrainës.

Lista me 2 gola është më e gjatë, por edhe ata kanë shanset e tyre; Ferran Torres, Morata, Sarabia, Hazard, Immobile, Pessina, Locatelli, Poulsen, Maehle dhe Shaqiri mund të bëjnë më mirë në çerekfinale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb