Dani Alves dhe Barcelona ndërprenë bashkëpunimin para disa javësh, pasi klubi katalanas nuk e pa të arsyeshme që të rinovonte kontratën e anësorit. Vetë Alves, në një intervistë të dhënë për The Guardian, duket tejet i irrituar për mënyrën sesi u trajtua në fund nga gjigandët e La Ligës.

“Nuk u largova i trishtuar, por i lumtur sepse realizova dëshirën për t’u rikthyer te ta. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra si u menaxhua largimi im.Që kur erdha e bëra të qartë se nuk jam më 20-vjeç dhe dua të trajtohem ashtu si e meritoj, por te Barcelona gjërat kanë ndryshuar ata nuk kanë më respekt për lojtarët që kanë bërë historinë e klubit.Si tifoz i tyre do doja që gjërat të ishin bërë ndryshe, por falënderoj Xavin dhe presidentin që më dhanë mundësinë të rikthehesha edhe njëherë” – Tha ai.39 vjeçari luajti 14 ndeshje me Barcelonën.

Yyyyyy
Yyyyyy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: