Sekreatri Organizativ i PS, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për debatin e fundit në lidhje me publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe dyshimet për përdorim politik të tyre.

Pëllumbi thotë se databazën e publikuar në media nuk e kishte parë kurrë më parë, dhe thotë se nuk e di çfarë është madje s’ka asnjë informacion për të.

Ai thotë se në krahasim me skemën e patronazhimit të PS, kjo e fundit nuk ka preferencën politike teksa nuk e di nëse përdoret apo jo numri i kartës së identitetit, pasi sipas tij nuk është e nevojshme.

Pëllumbi konfirmon se PS ka shumë patronazhistë, të gjithë vullnetarë, që mund të mbulojnë qoftë një familje, shkallë, pallat apo grup shoqëror.

Në databazën e të dhënave, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ai i SHISH, Helidon BEndo rezultojnë si vota për PS, por Kraja thekson se kjo nuk ka lidhje, pasi ashtu mund ta mendojë komshiu që është patronazhist dhe binda politike ndahet nga detyra.

 

 

PYETJA: Databaza me të dhëna, kë keni në patronazh?

ARBEN PËLLUMBI: Unë u njoha dje me atë, ishte një screen që s’e kisha parë ndonjëherë në jetën time. Ajo që është e rëndësishme dhe besoj, që përbën interes ka të bëjë me faktin se si punojnë partitë, dhe PS në veçanti.

Strukturat, në çdo palë zgjedhje, krijojnë sistem, në bazë të censusit, listave të KQZ, dhe punojnë në terren për të evidentuar votues të PS, dhe për të maksimalizuar votat. Të gjitha partitë e kanë këtë databazë. Dihet që këto parti e kanë këtë, edhe ne si socialistë.

Duhet të kuptojmë për çfarë luftojnë partitë, për më shumë vota e mbështetës. Në këtë aspekt ka rëndësi çfarë njerëz takon, sa, programi, realizimet, premtimet, çdo të bësh, sa i besueshëm. Me këto fitohen zgjedhjet. Të tjerat janë të parëndësishme.

PYETJA: Censuset e janë kontroll i votës?
ARBEN PËLLUMBI: Nuk ka të bëjë me këtë. Ka të bëjë me bindjen e dikujt, me bindjen për të votuar dikë. Kur do të organizosh aktivitetet, i organizon me mbështetës, të bindur ose të lëkundur, prandaj bën fushatën, është ABC e fushatës.

PYETJA: Për ata që nuk janë antëarë?

ARBEN PËLLUMBI: Bëhet një formular, ku jep dhe të dhënat e veta që janë në regjistrate PS. Këta automatikisht janë dhe votues tanët. Fushata nuk bëhet për këta. Por fushata bëhet për simpatizantët dhe elektorati gri. PS ndihmon për zonën dhe ambientin e vet, ku simpatizanti jeton, punon zhvillon aktivitetin.

Kemi rekordet tona. Në këtë lloj forme evidentojnë, nuk është përcaktim vote. Pasi dëgjon në media e takime, në fund bindet duhet apo jo ta votojnë.

PYETJA: Nga janë marrë të dhënat?

ARBEN PËLLUMBI: Nuk e di fare çfarë është, s’e kam parë asnjëherë. Pavarësisht çfarë lajmi përbën, në këtë fushatë qytetarët që do të votojnë janë më shumë të interesuar për gjëra të tjera, nuk fitohen zgjedhjet me numra telefoni e as nga e gjejmë. Në këtë fazë ka pasur një fluks telefonatash, nga selia blu. Nga ne nuk ka ppasur, por nuk e përjashtoj

Kartat e identitetit jepet kudo, edhe kur merr një numër telefoni. Karta e identitetit nuk është ndonjë e dhënë e madhe, por gjithsesi.

Këto janë të gjitha të dhëna në listën e zgjedhësve. Nuk diskutohet skema e patronazhimit që bëhet.

PYETJA: Si funksionon skema e PS nëse nuk është e juaja?

ARBEN PËLLUMBI: Përjashto llojin përkatësinë e votës. Numri rendor, po telefoni po, emër, mbiemër atësi, po. Karta nuk e di. Jo pra, ç’punë kemi ne me kartat e identitetit. Çfarë do bëjë një patronazhist me këtë?

PYETJA: Është përfolur për blerje votash?

ARBEN PËLLUMBI: Duke përdorur kartën po, po jo numri. Këto skema duhet të jenë bërë, nuk akuzoj dot askënd.

PYETJA: PS si funksionon me patronazhuesin?

ARBEN PËLLUMBI: Anëtarësia e PS bën census në zonë, dhe arrin ata që shquhen, në bazë të të cilëve, kë duhet të takojmë, me cilët duhet të diskutojmë.

PYETJA: E përjashtoni që është marrë nga e-Albania?

ARBEN PËLLUMBI: Ne për e-Albania duhet të themi fjalë të mira. Është platformë që ka arritur sot të sigurojë mbi 120 shërbime online, shmangie nga kontakti, shërbime falas për qytetarinm, dhe qytetari ia di vlerën. Mos e përgojojmë.

Unë di se si punon PS në bazën në terren, je mi në fushatë. Kanë ndodhur gjëra më të mëdha, u bllokua Rinasi, jo më mos akuzohemi për këtë. Nuk di çfarë të them, nëse më pyesni për e-Albania, do të them çfarë ka sjellë ajo, çfarë bën. Ka kursyer kohë, kontakt, orët e humbura. E kemi ditur që ka dhe elementë korruptivë në administratë, por qytetari i merr direkt. E-Albania është rrugë shumë e rëndësishme, rruga e duhur. Kjo është e ardhmja e zhvillimit të shoqërisë.

PYETJA: Nuk pranoni që është skemë e PS?

ARBEN PËLLUMBI: Kam përshtypjen që kushdo që na dëgjon, do ishte më i interesuar se çfarë thotë çdo të bëjmë me tërmetin, vaksinën, këto janë tema të rëndësishme. Janë tema të rëndësishme për vazhdimësinë e jetës sonë të përditshme, turizmin, mund të diskutojmë për programet e PS, janë shumë më të interesuar, jam në fushatë, kam ardhur nga takime, do vij prap.

PYETJA: Qytetarët kanë interes pse është në derën e një selie?

ARBEN PËLLUMBI: Qytetarët duhet të dinë se përderisa janë në listat e zgjedhësve, do jenë edhe tek dyert e partive.

Ne nuk jemi shoqëri që bën sondazhe. Nuk kemi specialistë, as të marketingut as të sondazheve. Janë qindra mijëra njerëz që punojnë për 10 vota, 7 vota, 5 vota, marzhi mund të jetë i saktë, ndoshta jo. Për këtë punë punohet, për të takuar njerëz, për të diskutuar, për t’i bindur të mbështesin PS. Fushata fillon kur botohet lista e parë e zgjedhësve.

PYETJA: Keni sondazhe të tjera përveç të dhënave databazë?

ARBEN PËLLUMBI: Çdo strukturë e jona në terren ka të dhënat e veta, dikush në letër, dikush në bllok. Përfundimtare është rezultati i zgjedhjeve nga KQZ. Ne mbështetemi nga zgjedhjet e 2005, 2007, 2009, si ka qenë pjesëmarrja, trendi, tendenca e zonës. Kështu formohet fushata elektorale.

PYETJA: Llogaritë janë bërë mbi këto databaza? Informacionet në mënyrë operative?

ARBEN PËLLUMBI: Nëse besojmë ato që na vijnë nga baza duhet të merrnim mbi 80 mandate. Informacionet nga baza kanë marzh gabimi. E dimë. Duke prekur në terren realitetin që është, fillojmë gjykojmë, mendojmë. Por dita e zgjedhjeve është e papritur.

PYETJA: Sa patronazhistë ka PS?

ARBEN PËLLUMBI: Shumë, ndoshta shumë. Nuk e di shifrën. Ka shumë.

PYETJA: Një patronazhist sa persona ka patronazh?

ARBEN PËLLUMBI: Ka të bëjë me zona, dikush pak, dikush më shumë, dikush vetëm familjen e vet. Dikush është më i shkathët, ka shkallën, dikush pallatin. Kjo është punë në terren, e përditshme, kjo është fushata.

PYETJA: Me pagesë?

ARBEN PËLLUMBI: PS nuk paguan askënd, janë anëtarë me vullnet të lirë. Harxhojnë kohën e lirë për kontribut.

PYETJA: Telefonatat nga PD, nuk kanë pasur deklarime nga qytetarët?

ARBEN PËLLUMBI: Në ëmnyrë të padiskutuar që është përdorur nga PD gjerësisht, por përdoret gjerësisht nga kompanitë që merren me marketing. Në përgjithësi me telefonat në Shqipëri ka njëlloj sensi, abuziv, në raport me qetësinë e gjithësecilit. Telefonin po e përdorim njëçik më shumë se çduhet.

PYETJA: Ndërhyrje e tepërt në zgjedhje me telefonatat?

ARBEN PËLLUMBI: Përderisa nuk është zgjidhur çështja e marketingut, pandemia ka ndikuar, mund të ketë diktuar, më herët janë ëprdorur dhe sms-të. Nuk është e ndaluar, por s’prodhon ndonjë gjë të madhe. Kemi halle, vijojmë të kemi halle, shumë njerëz kanë nevojë që jeta e tyre duhet të transformohet. Duhet të merremi me njerëzit, të komunikojmë. Na është zgjatur dhe ora, tani kemi dhe dy orë të tjera, që të shtojmë më shumë kontaktet me njerëzit. Në fund fare vota vjen nga kontakti i drejtpërdrejtë.

PYETJA: PD ka deklaruar se po përgatit padi në SPAK për këtë çështje?
ARBEN PËLLUMBI: Jemi akuzuar nga PD për shumë gjëra të tjera. Drejtësia e re që kemi ndërtuar më vjen mirë që është elemnt që po i drejtohet dhe PD, po e njeh, nuk po e nëpërkëmb. Shumë mirë, të vazhdojë ajo që duhet të jetë. Më vjen mirë që kjo është e rruga e zgjidhjes. Institucionet bëjnë punën e tyre.

Meta ka dalë nga roli, do të thosha që më e rëndë është shkelja dhe sjellja. Presidenti në mënyrë të hapur nëpërkëmb rregullat e këtij shteti, e kemi parë në takime elektorale, kokë më kokë për të fituar vota, ngjarje edhe më të rënda si tek zyrat e FRD. Deklaratat e tij janë në vazhdën e fushatën së tij si një lider i opozitës.

Nuk i pengon askush të bëjnë padi në SPAK.

PYETJA: Arben Kraja votë e sigurt PS?

ARBEN PËLLUMBI: Çfarë do të thotë kjo? Edhe ti mund të mos jesh votë e sigurt e PD. Ashtu e mendon komshiu. Nuk ka lidhje. Duhet të ndajmë bindjet politike nga detyra, në detyrën e tyre zbaton ligjin dhe Kushtetutën. S’ka pse të bëjë përjashtim Shqipëria. Pastaj sa e vendos institucioni në detyrë.

PYETJA: Edhe kreu i SHISH votë e sigurt në PS?

ARBEN PËLLUMBI: Nuk e di fare, s’kam pse përgjigjem kur nuk e di çfarë është kjo, hera e parë që e shoh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb