Me 1.109 karatët e tij, ky është diamanti më i madh i paprerë dhe është më i madhi i gjetur ndonjëherë në Botë. Emri i tij është ‘Lesedi La Rona’ ‘Drita jonë’ dhe është zbuluar në nëntor të 2015, në një minierë kanadeze në Botwana.

Për sa i takon madhësisë ai vjen pas ‘Culinan Diamond’ i gjetur në 1905 në Jug të Afrikës, një nga diamantet që tani bën pjesë tek bizhutë e pallatit mbretëror anglez. Lesedi la Rona është nxjerrë në ankand nga qendra londineze e Sotheby’s dhe thuhet se çmimi fillestar është rreth 77 milion dollarë.

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Unioni, mund të prishë festën e shtëpisë së ankandeve. Stërlina ka humbur rreth 10 përqind në vlerës së saj, duke bërë që objektet në ankand të kenë një çmim më të ulët se parashikimi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb