Ousmane Dembélé tani është një hap larg Paris Saint-Germain.Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, e konfirmoi diçka të tillë pak orë më parë.

“Ne jemi gati të arrijmë një marrëveshje me PSG-në. Ne po kujdesemi për këtë, të gjitha palët duan që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.” Dembélé do të transferohet në Paris pas pagesës së klauzolës prej 50 milionë eurosh të parashikuar në kontratë.

26-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në Camp Nou, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 7 herë. Dembele ka luajtur më parë për Dortmund dhe Rennes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: