ITALI- Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën e Montecassiano, në provincën e Macerata në Itali, shqiptari Besnik Habiraj ka masakruar me çekiç ish bashkëshorten e tij pranë disko ‘Liola’.

Pasi e ka pritur të dalë nga diskoja ku ishte me disa miq dhe mikesha, shqiptari 55-vjecar, Besnik Habibaj e ka ndjekur me makinë ish bashkëshorten dhe pranë një parku e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç.

Mediat italiane kanë publikuar sot foton e shqiptarit, ndërsa kanë identifikuar dhe viktimën e cila është Trendelina Halimi 41 vjec. Shqitparja ka bërtitur dhe ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Policia dyshon se shqiptari ishte bërë xheloz që ish bashkëshortja e tij ishte në disko dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem.
DSC7660-650x433
Policia ka arrestuar 55-vjecararin, teksa gruaja ndodhet në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë.
55-vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve lidhur me ngjarjen, por sipas avokatit të tij ai ka çrregullime mendore.
aggressione-montecassiano10-650x488
“Klienti im ka çrregullime të rënda psikiatrike që nuk mund të lejojnë qëndrimin e tij në burg. Ai është në depresion dhe për te po kujdesen psikiatrit”- ka thënë avokati tij Marco Romagnoli.

Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë. Në shtator një gjykatë kishte vendosur që shqiptari të mos i afrohej ish bashkëshortes së tij. Ata ishin ndarë për shkak se 55-vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë.
besnik-habibaj-325x373
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: