Referuar vizitës së tij në Shqipëri ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur për gazetën greke “Real News”. Teksa është pyetur nga gazetari Jorgo Siadhima nëse ka mundësi që Shqipëria të pengojë apelimin e çështjes së detit në gjykatat ndërkombëtare, Dendias ka theksuar se si në marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, po ashtu edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia provon me vepra se mundet të zgjidhë problemet me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjeve paqësore të divergjencave.

“Ne njohim mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërqeveritare dhe të njëjtën metodë ndjekim edhe në rastin e Shqipërisë, vend që punon drejt anëtarësimit në familjen europiane. Me palën shqiptare kemi rënë dakord të punojmë së bashku për të transmetuar çështjen e demarkacionit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare, sipas të Drejtës Ndërkombëtare Detare”.

Dendias arsyeton se që nga momenti kur ekziston vullneti pozitiv, procedura nuk do të përbëjë problem.
“Në fund të fundit, zgjidhja e kësaj çështje të mbetur do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kështu, ekzistojnë të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, çfarë u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, por dhe për të forcuar axhendën pozitive në marrëdhëniet bilaterale. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim”.

Download
Download

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb