Dhuna ndaj të moshuarës në një azil në Pejë ka sjellë reagime të ashpra në opinionin publik në Kosovë, në Shqipëri dhe mbarë ku ka shqiptarë. Lidhur me këtë sulm, ka reaguar dhe Zyra e Presidencës së Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura, u dhunua brutalisht nga disa punonjëse të qendrës.

Në reagim Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

“T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit.

E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb