Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.

Në këtë ditë gazetarja Çenkuela Hasa me kamerat e News24 vizitoi shkollën 9 vjeçare Klodian Tanushi ku mes emocionesh realizoi një intervistë me mësuesen Dhurata Tanushi.

Mësuese Dhurata uroi kolegët në këtë ditë duke treguar sesa shumë e do profesionin e saj.

“Ne kemi një punë të rëndësishme sepse edukojmë brezin e ri gjithmonë pasi ne nuk jemi vetëm edukatorë të tyre por jemi prindër dhe psikologë. Është një punë që e bëj me shumë pasion ndër vite dhe kjo punë ka një kënaqësi të madhe kur sheh fëmijët të buzëqeshin”- tha mësuese Dhurata duke uruar të gjithë mësuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb