Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Kompania “Integrated Energy” e cila ushtron aktivitetin në zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë në bashkepunim me Universitetin “Polis”, ia kushtuan pastrimit të liqenit të Prushit. Për mbajtjen pastër të kësaj zonë, u angazhuan pedagogë, studentë dhe përfaqësues të kompanisë.

Pedagogët e universitetit Polis folen për sensibilizimin e shoqërisë për mjedisin dhe për bashkëpunimin me “Integrated Energy”, pasi sipas tyre trajtimi i mbetjeve është aq i rëndësishëm sa mbajtja e një ambienti të pastër.

Studenti i Departamentit të planifikimit Urban në këtë universitet tha se bashkëpunimi me “Integrated Energy” i ka shërbyer për të ushtruar dijet e tij në ambientet e trajtimit të mbetjeve në Sharrë.

Administratorja e “Integrated Energy” Ariola Kodra shprehu mirënjohjen ndaj studentëve për gatishmërinë e tyre dhe theksoi rëndësinë e trajtimit të mbetjeve në mbrojtje të natyrës.

Liqeni i Prushit ofron një panoramë piktoreske, ndërsa ndodhet pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit. “Integrated Energy”, lider në trajtimin e mbetjeve ka në prioritet mbrojtjen e Tokës dhe  mbajtjen e një mjedisi të pastër për të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb