Opozitari serb Nikolla Sanduloviç ka reaguar menjëherë pas vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny.

Ai ka zbuluar se një skenar i njëjtë ishte përgatitur edhe për të nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiç, para pak kohësh kur ai u arrestua pasi bëri homazhe tek varri i familjes Jashari në Prekaz.

“Kështu duhej të përfundoja në burgun e Nishit! Gjithçka e planifikuar nga Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Vulin, BIA, Departamenti i Policisë për terrorizëm, terroristët dhe kriminelët serbë Milan Radoiçiç, Zvonko Veselinoviç, Goran Rakiç dhe prokurori e gjykatësi nga Nishi që insistuan që të transferohesha nga spitali i burgut në Beograd në burgun e Nishit. Unë u rrëmbeva nga BIA, gjysmë i vdekur, i rrahur rëndë dhe i paralizuar, të gjitha në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar Sanduloviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: