Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin tetor, ku në “Air Albania” do të presë Çekinë. Për këtë takim, në “ndihmë” për FSHF-në, është gati të vijë ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili kërkon t’i marrë “vendin” e trajneri Silvinho.

Me anë të një letre, ai i ka shkruar FSHF-së dhe presidentit Armand Duka ku i ka kërkuar që skuadra të bëjë një stërvitje që vetë ai e ka përgatitur, pasi në këtë mënyrë skuadra do të fitonte 100%.

Jenisheri shkruan se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.

“Kam be nje studim qe i ben futbollistet e zakonshem ne nivelin ku te thirren ne ekip kombetar. Kjo lloj stervitje eshte eksperimentu me porosi te F.SH.F. me sukses, ku nga kjo stervitje futbollisti merr nivele shume te larta teknikisht e keshtu ato shiteshin, duke u bere milionera”, ish-deputeti që doli nga listat e PD-së.

Më pas ai shtoi se: “Meqe ndeshja Shqiperi – Ceki eshte me teper me rendesi une ju lutem Juve qe per ditet e grumbullimit per kete ndeshje une tu a ve ne dispozion futbollisteve te kombetares sone, mbasi drejtoria teknike F.SH.F. dhe trajneret e kombetares te shohin vete se eshte me e mira ne bote kjo e imja dhe kjo te beje te sigurte fitoren ne ndeshjen Shqiperi-Ceki.”

Selami Jenisheri shkruan në letrën drejtuar Dukës se kjo stervitje i mëson futbollistët të driblojnë 2-3 lojtarë rresht kur kanë kundërshtar para.

“Edhe kur kundershtari e din rregullin tim dhe ai (se nuk ka cfare i ben) do te jene teper lart ne saktesine e gjuajtjes me koke, do te jene super bombarduese e super te sakte ne pasime e gjujtje, do te jene mbrojtes te pakalueshem kur te mesojne rregullat e stervitjes sime, ku gjithshka eshte e re per literaturen boterore te futbollit. Uroj te besosh per sa me lart e te pranonit JU personalisht te me takonit gje qe ben 100% te sigurte fitoren ndaj Cekise dhe kualifikimin e Shqiperise”, theksoi ish-deputeti.

Jeni Sheri
Jeni Sheri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb