Avokati Detar Hysi, i ftuar në “Oponencë” e ka cilësuar si problem të reformës në drejtësi, mbajtjen në paraburgim të qytetarëve, përfshi dhe zyrtarët e lartë, për vite me radhë, duke u dhënë në fund pafajësinë.
Hysi tha se ka shumë prokurorë që ai i quajti “të dalë jashtë kontrollit”, të cilët japin masë sigurimi “arrest me burg” vetëm me indicie dhe në mungesë. Kjo ka sjellë, sipas tij, dhjetëra zyrtarë të shtetit, drejtues dhe inspektorë që presin dyerve të gjykatave.
“Ne kemi shumë raste kur prokurorë të caktuar kanë cënuar shërbime. Nuk duhet që një prokuror të vendosë masë sigurimi për një zyrtar shteti vetëm me indiciet. Është shumë e rëndë. Cenon shërbimet e publikut. I cakton masë sigurimi në mungesë, arrest me burg. Ku do shkojë ky qytetar. Pa e thirrur asnjëherë, ti i bën kërkesë gjykatës në dhomë këshillimi cakton në mungesë, arrest me burg.
Drejtorë, inspektorë pa fund, rrinë në dyert e prokurorisë e gjykatave, për cfarë. Një zyrtar shteti nuk ka nevojë ti caktosh masë sigurimi, ai ka firmosur. Pa e pyetur asnjëherë pse ja vendos masën e sigurisë”, tha avokat Detar Hysi.
Detar Hysi: jo cdo kush që shkon në bankën e të akuzuarve është i fajshëm. Ndaj reforma në drejtësi ka defektet e saj, ta marrësh një shtetas ta mbash 3 vjet në paraburgim dhe në fund ti japësh pafajësi, ai vështirë se e merr veten.
Ne kemi shumë raste kur prokurorë të caktuar kanë cënuar shërbime. Nuk duhet që një prokuror të vendosë masë sigurimi për një zyrtar shteti vetëm me indiciet. Është shumë e rëndë. Cenon shërbimet e publikut. I cakton masë sigurimi në mungesë, arrest me burg. Ku do shkojë ky qytetar. Pa e thirrur asnjëherë, ti i bën kërkesë gjykatës në dhomë këshillimi cakton në mungesë, arrest me burg.
Drejtorë, inspektorë pa fund, rrinë në dyert e prokurorisë e gjykatave, për cfarë. Një zyrtar shteti nuk ka nevojë ti caktosh masë sigurimi, ai ka firmosur. Pa e pyetur asnjëherë pse ja vendos masën e sigurisë.
Marim një shembull, një prokuror i Beratit sot, gjatë një hetimi që kryen në një dosje, i del një x ministër, ai i cakton masë sigurimi në mungesë. Ai ja cakton dhe shpall moskompetencë dhe nesër ja nis SPAK. Kjo tregon se prokurorët kanë dalë nga kontrolli.
