Klevis Dalipi, ish-futbollist e trajner i Partizanit, ka analizuar situatën e të kuqve në studion e “Sport News Plus” në “News 24”. Dalipi ka theksuar se kriza e të kuqve ishte e pritshme për shkak të ndryshimeve të mëdha, si dhe të formës që po kalonin shumë lojtarë.

Situata – “Me shumë ndryshime në skuadër, sigurisht që është thikë me dy presa dhe normalisht duan kohë. Por shoh se drejtuesit kanë durim më shumë se çdo herë tjetër, te Partizani e Dinamo, drejtuesit besojnë te puna e trajnerëve. Kjo është e veçantë dhe kjo mua në këtë profesion më jep garanci.

Trajneri – Te Partizani pritshmëria është e madhe dhe tifozeria pret më tepër dhe presioni është i madh e kjo bie mbi trajnerin. Por lojtarët që kanë ndryshuar skuadër kanë bërë diferencën në edicionin e kaluar e kanë dhënë titullin.

Ky sezon nuk është i duhuri, ka shumë të rinj, janë në moment formimi e promovimi. Duhet durim për të ardhur në momentin më të mirë. Nga ana tjetër Partizani do gjithmonë titull e të jetë lart, nuk do të diskutojë fitoret.

“Senatorwt” – Alban Hoxha nuk është më Albani për shkak të problemeve fizike. Belica nuk është ai që para 3 vitesh ka qenë lider, lojtarët në krah nuk kanë eksperiencën e duhur. Sado të bëjë mirë ai lojtar, duhet të bëjë mirë dhe të plotësojë mangësitë e Belicës.

Zhunior nuk është qendërsulmues se një pykë nuk i largohet portës. Mala nuk është ai që njohim dhe mundohet shumë, edhe më shumë se të tjerët, por e ka kapur rutina e lojtarëve që janë jashtë forme e ritmit të tyre e sfumohet në grup.

Ka ardhur Kaçe, është lojtar me shumë karrierë të pasur por edhe ai është jashtë forme e do kohë të kapi ritmin. Që ka nevoje skuadra për entuziazëm, të cilën mund ta sjellë edhe ndryshimi i trajnerit, ka. Por duhet menduar mirë puna e lëvizjes së trajnerit”, tha Dalipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb