“Zonja e Vjetër” ka krijuar një varësi të dukshme ndaj Vlahovic, kur “bomberi” serb është në formë, Juve ka gjithnjë një marsh më shumë. Pasi u rikthye të goli në Kupë, kundër Lazio-s, Vlahovic thërritet edhe një herë në apel, këtë herë në Serie A. Ekipi i Allegrit pret Fiorentinën, ish ekipin e Vlahovic dhe Chiesa-s, por Fiore është një tabu e madhe për të dy lojtarët.

Vlahovic Chiesa
Vlahovic Chiesa

Që kur u transferuan nga Fiorentina te Juventus, Vlahovic dhe Chiesa nuk i kanë shënuar kurrë ish ekipit të tyre. Chiesa ka luajtur 5 herë kundër Fiores, ndërsa Vlahovic 4, por në asnjë rast nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës. Të dy lojtarët shpresojnë të thyejnë këtë tabu, pasi kjo është një sfidë e rëndësishme për objektivin e tyre, për të siguruar një vend në Champions League. Dusan Vlahovic ka qenë dhe mbetet në qendër të vëmendjes, pasi e ardhmja e tij është ende e paqartë. Në një intervistë për faqen zyrtare të Lega Serie A, Vlahovic i lëshoi sinjale dashurie “Zonjës së Vjetër”:

“Ëndrra ime është të fitoj Champions League me Juventus. Do punoj shumë për të fituar këtë kompeticion”, u shpreh ndër të tjera sulmuesi serb duke lënë të kuptojë se kërkon të rinovojë kontratën e tij. Nuk është një sekret që palët kanë diskutuar shpesh për këtë, por deri në këtë pikë nuk kanë gjetur akordin e duhur ekonomik, pasi dëshira e Juves, por dhe e lojtarit, është të vijojnë bashkëpunimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb