TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar gjyqtarët Parashqevi Ademi dhe Rasim Doda. Në mbledhjen e sotme të KLD-së është vendosur pezullimi i dy gjyqtarëve deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tyre.

Gjyqtarët Parashqevi Ademi dhe Rasim Doda dyshohen për korrupsion, dhe aktualisht ndodhen nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja e Lezhës Parashqevi Ademi, e cila akuzohet për korrupsion, u arrestua në flagrancë bashkë me avokatin Gjovalin Ndokaj teksa po i merrnin 2 milionë lekë klientit të tyre.

Ndërsa gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndryshuar fatet e një seance gjyqësore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb