Në puntatën e parë të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Elvis Naçi solli në vëmendjen e publikut rastin emergjent të Xhevitit, 5 vjeç. I mituri është diagnostifikuar vetëm 6 muaj më parë me tumor celebral. Historia e 5-vjeçarit është publikuar edhe në rrjetet sociale të emisionit dhe Elvisit por sot ai ka nevojë për gjithë ndihmën tonë.

Elvisi duke bërë thirrje në studio për ndihmë tha se Xheviti që të shpëtojë duhet dërguar urgjent në spitalet jashtë Shqipërisë, trajtimi i tij kërkon 40 mijë euro. Xheviti është fëmija i vetëm i një çifti të ri që merrem me bujqësi në fshatin Suk 1 në Roskovec. Xhenisa e ëma e djalit thotë se fëmija duhet të trajtohet urgjentisht jashtë vendit.

“Xheviti është fëmija im i parë, fëmija i vetëm që kam, e kem pritur me shumë gëzim deri në momentin kur ai pati dhimbje koke dhe nuk ngrihej dot, qante vazhdimisht, me ra gjithë qielli mbi kokë, nuk e di si e përballoj këtë situatë. Nuk mund të durojë shumë gjatë, ai është më mjekime, ka bërë dy ndërhyrje por është shumë në rrezik dhe këtu nuk ndërhyhet dot, ka nevojë për një ndërhyrje jashtë pasi pjesa e tumorit është e madhe rrezikon jetën rrezikon të humbë shikimin, kam folur me një spital në Turqi, kërkojnë 40.000 euro për operacionin dhe kimioterapinë, ne nuk i kemi këto mundësi .I lutem Zotit çdo ditë mos të ma marri. E shikoj fëmijën të vuajë dhe nuk e ndihmoj dot. Do jepja jetën time dhe ai të jetojë. Mundësitë që na ka dhënë spitali janë minimale por dua që t’ja bëj të gjitha deri në fund , dua ta provoje edhe mundësinë e fundit në Turqi ta operoj. Nuk dua të më vdesë fëmija këtu. U lutem gjithë shqiptarëve ta ndihmojnë, i lutem Elvis Naçit ta ndihmojë, jeni shpresa ime e vetme”, -thotë e ëma e vogëlushit mes dhimbjes së madhe që e ka kapluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: