Rast i përsëritur, kështu e ka vlerësuar eksperti i shëndetit publik Qamil Dika, rastin e ndodhur në Korçë, ku mjeku 72-vjeccar Nikolla Nunka u akuzua nga një 21-vjeçare se e ngacmoi seksualisht.
I ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ai u shpreh se një sjellje e tillë është e papranueshme, ndërsa shtoi se në sistemin shtetëror shpesh pacienti shihet si pronë që mund të depersonalizohet.
“Rast i përsëritur ku mjekë në sistemin shtetëror kryejnë ngacmime seksuale ndaj pacientëve. Sistemi nuk mund të mbajë profesionistë të tillë që kanë këto qasje me pacientët. Kjo është e pa pranueshme. Shpesh pacienti në sistemin shtetëror konsiderohet si pronë private që mund të depersonalizohet dhe shfrytëzohet, duke i marrë paratë. Ndoshta është koha që të evidentojmë që për mjekë të kësaj moshe, ishte 72 vjeç dhe ende ushtronte profesionin në spitalin rajonal. Kjo duhet evidentuar.
A ka një rregullore spitali ku saktësohet procedura që duhet të ndiqet dhe kur kemi një paciente femër duhet të shoqërohet nga një infermiere. Kjo është pjesë e etikës profesionale por nuk e di nëse është pjesë e rregullores dhe protokolleve të spitaleve”, tha ai.
