Një mosmarrëveshje për pronën në Greqi ka përfunduar tragjikisht mes dy kushërinjve. Një oficer policie, është konfliktuar me të afërmin e tij për çështje pronësie dhe më pas e ka qëlluar 3 herë me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat malor Astrochori në zonën e Artës teksa efektivi i policisë e ka vrarë kushëririn e tij në sy të familjes të të ndjerit.

Sipas mediave greke, e gjitha filloi kur dy të afërmit u takuan në një rrugë të fshatit dhe dolën nga makinat për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Familjarët e viktimës po hipnin në makinë. Megjithatë, ata u “ngrinë” kur dëgjuan të shtënat e armës dhe panë 62-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe armën në duart e autorit të krimit.

Pasi e qëlloi, viktima u dërgua menjëherë në spital por për shkak të plagëve të marra, nuk arriti të mbijetonte.

Vrasësi 64-vjeçar hipi përsëri në makinën e tij dhe nxitoi të zhdukej, por ai u lokalizua nga policia e dhe u arrestua.

Ndaj tij është ngritur një çështje me akuzën e vrasjes me dashje dhe përdorimit të armës dhe ai do të dërgohet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Artë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: