Dje në mbrëmje, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar stadiumin “Selman Stermasi”. Duke shfrytëzuar një nga dyert hyrëse të stadiumit të cilën fillimisht e kane dëmtuar për tu futur brenda, autoret e kësaj ngjarje të turpshme kanë goditur me sende të forta shumë stola në stadium duke i dëmtuar rëndë ato.

KF Tirana ka bërë sot padi në Policinë e Tiranës për personat përgjegjës të kësaj ngjarje ndërkohë që ka venë gjithashtu në dispozicion edhe materiale filmike për të gjetur autoret e kësaj ngjarje të turpshme.
(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb