Autoritetet e Egjiptit kanë kërkuar nga Britania e Madhe që të kthejë skulpturën e artë të faraonit Tutankhamon, një nga sundimtarët më të njohur të Egjiptit të lashtë, i cili ka sunduar nga viti 1334 deri në vitin 1323 para erës sonë.

Para pak kohësh, mediet egjiptiane dhe britanike paralajmëruan se më 4 korrik në Londër do të organizohet shitja e ankandit të një skulpture të veshur me ar të kreut të faraonit Tutankhamon.

Ministria e Jashtme e Egjiptit reagoi ndaj këtij njoftimi dhe kërkoi nga autoritetet britanike të ndalojnë menjëherë shitjen.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Egjipti kërkon kthimin e skulpturës së vlefshme dhe pret përgjigjen e Londrës zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb